Flash

Mikpriti refugjatët, UNESCO nderon Merkel me çmimin e paqes

Lapsi.al 24 August 2022
Mikpriti refugjatët, UNESCO nderon Merkel me çmimin e paqes

Organizata për edukim, shkencë dhe kulturë e OKB, UNESCO, nderoi ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, me çmimin e paqes 2022, për përpjekjet në mikpritjen e refugjatëve. Organizata bën më dije se çmimi i jepej ish-udhëheqëses, për vendimin e guximshëm të vitit 2015, kur i hapi dyert më shumë se 1,2 milionë refugjatëve, kryesisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea.

Merkel u tërhoq nga skena politike në vitin 2021 pas më shumë se 16 vitesh në krye të Gjermanisë, dhe çështja e refugjatëve dominoi mandatin e saj të tretë. Politika e dyerve të hapura u mirëprit nga disa, por nxiti edhe shumë pakënaqësi, duke i dhënë hov mbështetjeve për të djathtën ekstreme kundër emigracionit, “Alternativa për Gjermaninë”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI