Flash

Meta flet për SPAK dhe i drejtohet Ramës: Unë e kap demin nga brirët dhe plas përdhe

Lapsi.al 24 August 2022
Meta flet për SPAK dhe i drejtohet Ramës: Unë e kap demin nga

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për hetimet e nisura nga SPAK pas një padie të bërë nga ish-deputetit Halit Valteri. Ky i fundit e akuzonte Metën për një pagesë të dyshimtë lobimi që ai ka bërë në SHBA kur drejtonte LSI.

I pyetur në Syri Tv, Meta tha se nëse do të kishte shqetësime në lidhje me këtë çështje do të kishte nisur hetimi në SHBA deri më tani.

“Po të kishte shqetësim për këtë, e kishin nisur në SHBA hetimin dhe nuk kishte ngelur për t’a nisur teveqelët e qeverisë. Ramoviçi i ka përzënë dhe po i përzë shqiptarët. Kjo është një përrallë.

Në Amerikë ka dy njerëz që kanë probleme. Njëri është gruaja e Bilalit dhe është edhe ai i Muzinit” – tha Meta ndër të tjera duke iu drejtuar Ramës me një mesazh.

“Unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe dhe e bëj vetë siç e kam bërë edhe në të kaluarën ndërsa ti je një zemërlepur dhe hiq dorë nga raportet e tua me bandat kriminale në vend për të goditur opozitën dhe për të inskenuar krime politike.

Ke bërë shumë deri tani dhe i ke dosjet plot. Përpiqu tani ta lehtësosh veten sa të mundesh, se do të dënohesh me ligjet e tua. Do ta kesh mjekun dhe mjeken te koka dhe policin te dera. Asnjë hakmarrje, por vetëm një zbatim i ligjeve të tua për firmat që ke hedhur fët e fët për të mashtruar popullin e Shqipërisë”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Levan-Vlorë, dy të plagosur

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Levan-Vlorë. Një makinë ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në kanal. Të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët udhë...

19:36

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI