Flash

Incidenti te uzina e Gramshit, dalin para gjykatës 2 rusët dhe ukrainasi

Lapsi.al 24 August 2022
Incidenti te uzina e Gramshit, dalin para gjykatës 2 rusët dhe

Këtë të mërkurë kanë dalë para gjykatës dy rusët: 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 24-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç . Të huajt që u kapën në uzinën e Gramshit duken të qetë ‘në kafazin’ brenda gjykatës, të rrethuar nga efektivë të shumtë.

Ndaj të arrestuarve, rëndojnë 3 vepra penale: “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të dobishme për hetimet të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit. Këto materiale i përkasin periudhës së Gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI