Flash

Detajet/ Agjenti i Policisë e shoqëroi Ervis Martinajn në një hotel në Durrës, bashkë me të edhe një vajzë misterioze

Lapsi.al 24 August 2022
Detajet/ Agjenti i Policisë e shoqëroi Ervis Martinajn në

Ora News zbulon detajet që çuan në arrestimin e agjentit të forcave special operacionale Jeton Lami mbrëmjen e 23 gushtit 2022.

Jeton Lami eshte zbuluar nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të një hoteli ne Durres, ku ka qenë në shoqërinë e Ervis Martinaj.

Lami është filmuar nga kamerat, dhe ka dalë gjatë verifikimeve që po kryen policia e Lezhës dhe Laçit për zhdukjen e biznesmenit.

Lami dallohet qartë që e ka shoqëruar me makinë më datën 7 gusht 2022.

Burimet bëjnë me dije se policia disponon pamjet filmike Martinaj dhe Lami dallohen se bashku.

Martinaj është larguar nga hoteli duke lënë të vetem ndihmes/specialistin e operacionales Jeton Lami.

Pas kesaj dite ai ka humbur kontaktet dhe nuk dihet se ku ndodhet. Kontaktet me Ervis Martinaj kanë humbur në daten 8 gusht 2022.

Gjatë hetimit të nisur pas denoncimit të xhaxhait të tij për zhdukjen e Ervis Martinaj, hetuesit kanë siguruar pamje të kamerave filmike, ku Martinaj shfaqej edhe në shoqërinë e një vajze, bashkë me efektivin e Operacionales.

Bëhet me dije se pamjet janë marrë nga kamera sigurie në qytetin e Durrësit, por dhe në Tiranë, ku Martinaj, vajza në fjalë dhe oficeri Lame shihen në të njëtin ambient./ Ora

Të këshilluara

Aksident në Levan-Vlorë, dy të plagosur

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Levan-Vlorë. Një makinë ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në kanal. Të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët udhë...

19:36

Artan Hoxha: Si më telefonoi Ervis Martinaj

“Pesë drejtorë policia në Tiranë merrnin nga 2 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj”. Kjo është deklarata e gazetarit investigativ Artan Hoxha e bërë disa vi...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI