Flash

Bien poshtë akuzat për sulm ndaj Kanye West

Lapsi.al 24 August 2022
Bien poshtë akuzat për sulm ndaj Kanye West

Kanye West nuk do të përballet me akuza penale pasi ai u akuzua për sulm ndaj një burri.

Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Qytetit të LA tha për 'Page Six', të martën:“Lidhur me incidentin që përfshin Kanye West që ndodhi më 13 janar 2022, pas një shqyrtimi të plotë dhe të kujdesshëm të të gjitha provave, zyra jonë po refuzon të vazhdojë cështjen.”

Avokati i West, Michael Goldstein, thdeklaroi, "Ne jemi të kënaqur me këtë përfundmi pasi pranon se klienti im nuk ka bërë asgjë të keqe."

Avokati i mbrojtjes penale më pas pretendon se “video dhe fotografi të ofruara në zyrën e Prokurorit të qytetit konfirmuan se ky individ i veçantë ndoqi klientin tim në tre vende të ndryshme për një periudhë të shkurtër kohore dhe në fund e priti atë në hotelin e tij kuiu afrua klientit duke mos respektuar hapësirën personale, gjë që ishte e papranueshme”.

West ishte nën hetim për sulm pasi dyshohet se goditi me një burrë, i cili i kërkoi autograf.

Pamjet, të siguruara nga TMZ, treguan CEO i Yeezy duke i bërtitur një gruaje ndërsa një mashkull i paidentifikuar ishte shtrirë në tokë.

West mund të dëgjohej në klip duke i bërtitur punonjëses femër, "Largohu nga unë", ndërsa ajo u përpoq ta qetësonte dhe tha: "Më jep dorën".

"Jo, largohu nga unë!"  u përgjigj reperi. "Mos më prek."

Page Six mësoi menjëherë pas kësaj se viktima e supozuar kishte tentuar të merrte autografin e West në dy raste të veçanta.  Një autograf jashtë Craig's në LA dhe më pas përsëri jashtë Delilah-spotit të LA dy ditë më vonë./Lapsi.al

Të këshilluara

Aktori i njohur akuzohet për krim seksual

Aktori, Gary Busey është arrestuar në Cherry Hill, New Jersey pasi u akuzua për tre akuza të lidhura me krimin seksual dhe një akuzë për ngacmim. "Një burrë ...

18:30

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI