Flash

Ambasadori i Ukrainës: Mirënjohje Shqipërisë dhe shqiptarëve për ndihmën

Lapsi.al 24 August 2022
Ambasadori i Ukrainës: Mirënjohje Shqipërisë dhe

Në përvjetorin e pavarësisë së Ukrainës, ambasada e Ukrainës hapi mbrëmjen e sotme ekpozitën fotografike “Kronika të pushtimit rus të Ukrainës-fillesat”.

Të pranishëm ishin përfaqësues të politikës, komuniteteve fetare dhe diplomatë. Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov tha se fotografitë e ekspozuara mbajnë autorësinë e fotografit Maksim Levin që u vra nga rusët.

"Ditën e sotme jemi në këtë paraqitje ku tregohet mbi pushtimin rus.Fotografitë që do të shfaqen i përkasin Maksim Levin, një fotograf që u vra nga rusët. Trupi i tij u gjet në 1 prill në afërsi të Kievit, ishte 40 vjeç. Ishte nga gazetarët e parë që u vra nga ushtarët rus. Deri më sot kemi 37 gazetarë të vrarë. Kjo shfaqje na çon në fillimin e kësaj lufte të tmerrshme".

Ambasadori shtoi se ky përvjetor e gjen Ukrainën në një luftë që do ta fitojë ndërsa shprehu mirënjohjen ndaj Shqipërisë për solidaritetin me popullin e tij.

"Ukraina vijon të gjakoset dhe luftojë për lirinë e saj dhe beson padyshim në fitore. Do të doja të tregoja mirënjohjen time për Shqipërinë miqësore në këtë ditë të veçantë, dua ti shpreh mirënjohjen presidentit të Shqipërisë, atij që ishte dhe këtij që është, kryeministrit, kryetarit të parlamentit për ndihmën dhe solidaritein me qytetarët ukrainas. Një falenderim i veçantë për asistencën militare ushtarake dhe financiare që i është dhënë Ukrainës. Do të doja të tregoja mirënjohjen time për qytetarët shqiptarë, ndihmën e tyre humanitare për qytetarët e Ukrainës".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI