Flash

Vrasja e vajzës së njeriut të Putin, Zelensky: Nuk është përgjegjësia jonë!

Lapsi.al 23 August 2022
Vrasja e vajzës së njeriut të Putin, Zelensky: Nuk

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar edhe një herë që Ukraina të jetë e përgjegjshme për vrasjen e komentatores politike ruse Darya Dugina. Sipas Zelensky-t, i dyshuari nuk është shtetas ukrainas.

“Kjo nuk është përgjegjësia jonë,” tha ai të martën. “Ajo nuk është qytetare e vendit tonë…ne nuk jemi të interesuar për të.”

“Ajo nuk është në territorin e Ukrainës – e pushtuar apo jo”, shtoi ai.

Dugina, redaktore e një faqeje interneti dezinformuese ruse, ishte vajza e ultranacionalistit të shquar rus Alexander Dugin.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) pretendon se sulmuesi ishte një grua ukrainase që mbërriti në Rusi më 23 korrik me vajzën e saj të vogël, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Pas shpërthimit nga distanca të eksplozivëve të vendosur në automjetin “Toyota Land Cruiser Prado” të Dugina-s, FSB tha se gruaja dhe vajza e saj kaluan me makinë përmes rajonit të Pskov për në Estoni, afërsisht një udhëtim 12-orësh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI