Flash

Vrasja e Madrit Ulqinakut/ Gjendet në lumin Shkumbin arma e autorit

Lapsi.al 23 August 2022
Vrasja e Madrit Ulqinakut/ Gjendet në lumin Shkumbin arma e autorit

Policia e Elbasanit ka sekuestruar armën e Horgito Peqinit, me të cilën 18-vjeçari vrau Madrit Ulqinakun, pas një sherri të çastit mes tyre. Arma me të cilën dyshohet se u vra 33-vjeçari është gjetur në lumin Shkumbin.

Mbrëmjen e kaluar u arrestua edhe autori i dyshuar i ngjarjes, 18-vjeçari Horgito Peqini. Në pranga është vënë edhe 33-vjeçari Klaudian Sallaku, i cili ishte bashkë me autorin e dyshuar të vrasjes.

"Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i kontrolleve të shumta të zhvilluara nga Policia e Elbasanit, si dhe i negocimeve me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e shtetasve H. P., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për këta shtetas, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vrarë, për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. U., mbrëmjen e datës 17.08.2022.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të, të cilat u gjetën pas kërkimeve intensive nga ana e shërbimeve, në shtratin e lumit Shkumbin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."- njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI