Flash

Vodhi kasafortat e kunatës, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit: Më duheshin para

Lapsi.al 23 August 2022
Vodhi kasafortat e kunatës, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit:

27-vjeçari, Kristian Fusha është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Vendimi është marrë sot nga trupi gjykues, ku Fusha u paraqit i penduar. Para togave të zeza, Kristian Fusha tha se shtëpia që kishte grabitur, për të cilën u vu në pranga, është e kunatës së tij, motrës së të fejuarës. Ai tha se paratë i duheshin pasi do të bëhej operacion, ndërsa dokumentet që kishte gjetur brenda  kasafortave i kishte hedhur në Shkodër.

“Do operoja këmbën dhe vodha shtëpinë e motrës së të fejuarës, nuk kisha çfarë të bëja. Më duheshin para. Paratë i prisha, pasaportat dhe dokumentet i hodha në Shkodër,”- tha Fusha.

Kristian Fusha u vu në pranga dy ditë më parë, ai u fut brenda një shtëpie në lagjen e Ali Demit në Tiranë nga ku bashkë me një person tjetër mori dy kasaforta. Brenda kasafortave kishte 2 milionë lekë të vjetra dhe dokumente të ndryshme

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i burgut të Fierit

Ndryshime në drejtorinë e Burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë emëruar Drejtorin e ri të Burgut të Fierit. Mësohet s...

09:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI