Flash

Vinin baste sportive përmes celularëve, prangosen 3 persona

Lapsi.al 23 August 2022
Vinin baste sportive përmes celularëve, prangosen 3 persona

Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë ka goditur një tjetër rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit “fati i lojërave” janë në pranga 3 shtetar të cilët vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Z. (A)., 28 vjeç, Sh. G., 48 vjeç, dhe M. B., 58 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara", pasi, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale dhe ambiente të ndryshme, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal në rrugën "Selim Brahja", duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI