Flash

Trump kërkon emërimin e një prokurori neutral për shqyrtimin e dokumenteve të marra nga banesa e tij

Lapsi.al 23 August 2022
Trump kërkon emërimin e një prokurori neutral për shqyrtimin

Avokatët e ish-presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan një gjykatësi federal që të ndalojë shqyrtimin nga FBI-ja të dokumenteve të marra nga shtëpia e tij në Florida në fillim të këtij muaji derisa të mund të emërohet një prokurori të posaçëm neutral.

Avokatët pohuan në një dosje gjyqësore, e para që nga kontrolli i FBI-së në Mar-a-Lago dy javë më parë, se dokumentet e marra nga shtëpia e ish-presidentit Trump “supozohej” të ishin të mbuluara nga privilegji ekzekutiv.

“Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan. Thjesht masat mbrojtëse ‘adekuate’ nuk janë të pranueshme kur çështja në fjalë përfshin jo vetëm të drejtat kushtetuese të Presidentit Trump, por edhe privilegjin ekzekutiv”, thanë avokatët.

Po të hënën, një gjykatës federal pranoi se redaktimet e një dokumenti të FBI-së që përshkruan bazën për kontrollin dhe marrjen e dokumenteve në shtëpinë e zotit Trump mund të jenë aq të gjera sa ta bëjnë “të pakuptimtë” publikimin e dokumentit. Por ai tha se vazhdon të besojë se dokumenti nuk duhet të mbetet i mbyllur në tërësi për shkak të interesit “të madh” publik për këtë hetim.

Një urdhër me shkrim nga gjykatësi Bruce Reinhart, përsërit në masë të madhe atë që ai tha në gjykatë javën e kaluar, kur ai udhëzoi Departamentin e Drejtësisë të propozonte redaktimet në lidhje me informacionin në dokument që dëshiron të mbetet sekret. Dorëzimi i këtij dokumenti duhet të bëhet të enjten në mesditë.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë kërkuar ta mbajnë të gjithë dokumentin të mbyllur, duke thënë se zbulimi i ndonjë pjese të tij rrezikon të komprometojë një hetim penal në vazhdim, zbulimin e informacionit për dëshmitarët dhe zbulimin e teknikave hetimore. Ata e kanë këshilluar gjykatësin se korrigjimet e nevojshme në dokukument do të ishin aq të shumta sa do të zhvishnin dokumentin nga çdo informacion thelbësor dhe do ta bënin efektivisht të pakuptimtë për publikun.

Disa agjenci lajmesh, duke përfshirë Associated Press, i kanë kërkuar gjykatësit të zbardhë të dhënat shtesë të lidhura me kontrollin e këtij muaji në Mar-A-Lago, ku zyrtarët e FBI thanë se gjetën 11 grupe dokumentesh të klasifikuara (sekrete), përfshirë të dhëna tepër sekrete.

Me interes të veçantë është dokumenti, në të cilin bazohet kërkesa për të kontrolluar shtëpinë e zotit Trump, i cili me sa duket përmban detaje kyçe në lidhje me hetimin e Departamentit të Drejtësisë çështjen nëse ish-presidenti Trump ka mbajtur dhe keqpërdorur të dhëna të klasifikuara (sekrete) dhe të ndjeshme të qeverisë. Donald Trump dhe disa nga mbështetësit e tij kanë bërë gjithashtu thirrje që dokumenti të publikohet, duke shpresuar se ai do të ekspozojë atë që ata pretendojnë se ishte tejkalim i përgjegjësive të qeverisë./VOA/

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI