Flash

Robotët zbresin në Pekin

Lapsi.al 23 August 2022
Robotët zbresin në Pekin

Pekini ishte këto ditë kryeqendra botërore e robotëve. Nga 18 deri në 21 gusht, metropoli aziatik priti Konferencën Botërore të Robotëve 2022 (WRC 2022), gjatë së cilës u shfaqën më shumë se 500 grupe robotësh, 30 prej të cilëve në debutimin e tyre botëror. Në këtë ngjarje futuristike kishte më shumë se 300 të ftuar, të cilët përveçse shkëmbyen arritjet më të fundit akademike, paraqitën dhe tendencat e zhvillimit në këtë fushë. Por ekspozita më e madhe dhe autoritare e robotëve jo vetëm në rajonin e Azi-Paqësorit do të kishte vend edhe për publikun e gjerë...

Ndaj të jesh në Pekin këto ditë, do të thotë të kesh një shans më shumë. Ndonëse do të të duhet të mbash pothuajse 45 minuta radhë, sapo futesh në ekspozitë harron gjithçka kur një robot-maxhordom të pret me mirësjellje, madje të jep edhe dorën. Augustin Hu, menaxher projekti i kompanisë me qendër në Pekin, “RealMan Intelligent Technology”, na shpjegon se ky robot është mjaft i përshtatshëm jo vetëm për kompanitë e mëdha, por edhe për fabrikat e vogla, fermat bujqësore, qendrat shëndetësore, stadiumet apo pallatet e sportit, madje deri te hotelet e restorantet. Ai nuk “kërkon” as bukë, as ujë, as gjumë, madje as rrogë, por të pret me të njëjtën buzëqeshje në 365 ditët e vitit, duke të treguar se ku duhet të shkosh.

Në ekspozitën prej 26 mijë metrash metrash katrorë, nuk ke kohë të ndalosh shumë gjatë. Aty duket se ke udhëtuar në një planet tjetër, ku humanoidët vetëm rrijnë dhe vështrojnë. Në Tokë “zbret” vetëm kur shikon disa robotë të shndërruar në shitës metalik që zgjedhin mes portokallëve dhe mollëve, apo frutave të tjera, të gjitha të vërteta. Shumë kompani kineze dhe të huaja të prodhimit të robotëve kanë lançuar produkte për sektorë joindustrialë, si psh. shitja me pakicë e zgjuar. Ndonëse aplikimi i robotëve bashkëpunues në fushën e shërbimeve tregtare është ende në një fazë të hershme, skenari i "shitjes me pakicë inteligjente" - i favorizuar edhe nga pandemia - po gjeneron tashmë një kërkesë të madhe për porosi, sidomos në Kinë. Këto lloj robotësh janë të aftë për të ndjekur dhe ndërvepruar me klientin, duke i lejuar gjithashtu ata të bëjnë pagesën direkt, pa para dhe pa radhë në arkë. Së bashku me rënien e vazhdueshme të kostos dhe çmimit të robotëve bashkëpunues, industria e shërbimeve tregtare po pëson një revolucion të vërtetë falë këtyre robotëve.

Duket e çuditshme, por rezultatet e vitit 2021 zbulojnë se robotika ishte një nga sektorët e “inkurajuar” prej pandemisë. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, instalimet e robotëve industrialë në të gjithë globin u rritën me 28 për qind në krahasim me një vit më parë. Ndërsa në Kinë, pjesa e tregut të robotëve bashkëpunues në shtëpi, pritet të rritet me gati 70 për qind vetëm gjatë 2022-it. Rënia e pritshme e tregtisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare pas kufizimeve post-COVID, duket se ka favorizuar më tej zhvillimin e industrisë kineze të robotikës, e cila për të përmbushur të njëjtën kërkesë të brendshme, arriti të zëvendësojë në shumë sektorë praninë e robotëve evropianë dhe atyre japonezë. Ndërkohë një tjetër studim, i kryer nga Qendra për Sigurinë dhe Teknologjinë në Zhvillim ka zbuluar se Kina është lider në botë edhe për sa i përket numrit të patentave të robotikës.

Studimi voluminoz përfshin periudhën nga viti 2005 deri në shpërthimin e Covid-19, kur patentat e robotikës të bëra në Kinë janë më shumë se 25 mijë. Në podium me Kinën janë edhe dy nga fqinjët e saj, Japonia me 15 mijë dhe Koreja e Jugut, me 11 mijë. Ndërsa ShBA me rreth 9 mijë patenta, mban vendin e katërt në botë. Lu Zhangyuan, drejtor i Institutit të Kërkimeve të Avancuara Industriale të Robotëve në Kinë, në një intervistë për mediat e huaja ka thënë se "të dhënat e industrisë së robotikës janë ekuivalente me matjen e “temperaturës” së industrisë së prodhimit”. Prandaj Konferenca Botërore e Robotëve 2022, më tepër se sa paraqitja spektakolare e shpikjeve më të fundit, tregon në një farë mënyre edhe perspektivën e ekonomisë globale. Në fund të fundit, robotët i binden krijuesve të tyre. (CRI)

Autor: Edmond Laçi

 

Të këshilluara

Pse duhet ta përkrahim Albin Kurtin?

Gjithnjë kam qenë kundër nacionalizmit helmues etnik. Pavarësisht se kush e shtynte përpara dhe pavarësisht se në çfarë rrethanash. Prandaj, Albin Kurti meriton...

12:27

Po me urën ç'pati Rama?

Ura që lidh Velipojën me Ulqinin do të ishte me të vërtetë punë me vlerë, kur të kryhet. Prandaj duhet mbështetur si projekt. Njësoj si me rrugët Deçan-Plavë, a...

14:32

Policia dështoi përballë huliganëve

Nata e së martës që e vendosi qendrën e Tiranës nën pushtetin e turmave të dehura huligane të cilat sulmuan makina e oficerë policie, thyen xhama dyqanesh e mak...

14:19

Si do ndryshojë bota pas luftës në Ukrainë

  Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se rendi ndërkombëtar që mbajti pjesën më të madhe të botës në këmbë që nga fundi i Luftës së F...

16:11

Lufta për bukën

Nga Edmond Laçi E ndërsa konflikti ruso- ukrainas ka hyrë në muajin e tretë, njerëzimit i është shpallur një tjetër luftë. “Armiku” këtë herë ka hyrë pa bomb...

13:55

Berisha dhe Yuri Kim si Met Veliu

Incidenti i dhunshëm i Sali Berishës sot në kuvend kundër Alibeajt, ashtu si shumë mediave, nuk i shpëtoi as lajmeve të pavarura të Top Channel. Me anë të repor...

18:26

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI