Flash

Rama u përgjigjet akuzave pas shfaqjes me Luiza Gegën

Lapsi.al 23 August 2022
Rama u përgjigjet akuzave pas shfaqjes me Luiza Gegën

Kryeministri Edi Rama nuk ka duruar dhe i është përgjigjur valës së kritikave për mënyrën se si qeveria e ka mbështetur deri më tani sportin duke marrë shkas nga pompoziteti me të cilën pritën atleten Luiza Gega.

Shumica e komenteve ishte se Rama po kërkonte të përfitonte në imazh duke u shfaqur në krah të kampiones të cilës i puthi edhe duart.

LEXO EDHE: Luiza, një pengesë në vrapimin e Ramës

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Rama hedh poshtë akuzat dhe thotë se është bërë shumë punë prej kohësh për të mbështetur sportistët e kalibrit evropian.

“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?

Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!” – shkruan Rama. ©LAPSI.al

https://twitter.com/ediramaal/status/1562154381730107393?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1562154381730107393%7Ctwgr%5E5890afffa27ee0eeb0ce7ad8e1ebf6c3e6695434%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fkritikat-per-luiza-gegen-rama-kampionia-vete-thote-qe-gjithcka-ka-ndryshuar-ne-mbeshtetje-te-saj%2F

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI