Flash

Presidenti i KOKSH: Sporti s’kërkon lëmoshë, qeveria të jetë partnere

Lapsi.al 23 August 2022
Presidenti i KOKSH: Sporti s’kërkon lëmoshë, qeveria

Atletja kampione e Europës, Luiza Gega është pritur me një ceremoni të organizuar në kryeministri. Në këtë ceremoni ka folur edhe kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli i cili ka thënë se sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit.

“Zoti kryeministër kemi nisur një rrugë të përbashkët duke bërë ligje të mira në parlament. Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, ne qeverinë e duam partner.”, u shpreh Fidel Ylli.

Ylli në fillim të fjalës së tij përshëndeti trajnerin e kampiones së Europës Luiza Gega, Taulant Stërmasin për të cilin tha ka bërë një punë të madhe.

‘Punë të madhe ka bërë edhe trajneri Taulant Stërmasi. Sportistët nuk emigrojnë më kanë mbështetjen në vendin e tyre. Shqipëria tani ka një ligj të mirë për sportistët elitar. Nuk kërkojmë lëmoshë, nuk duam të bëjmë grevë, duam që qeverinë ta kemi partner. Ne falenderojmë qeverinë për një mbështetje që u ka dhënë ekipeve sportive në shkolla.’- tha Ylli,

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i burgut të Fierit

Ndryshime në drejtorinë e Burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë emëruar Drejtorin e ri të Burgut të Fierit. Mësohet s...

09:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI