Flash

Partia e Lirisë depoziton në SPAK 50 dokumente, akuza të reja për inceneratorët

Lapsi.al 23 August 2022
Partia e Lirisë depoziton në SPAK 50 dokumente, akuza të reja

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka në një konferencë për mediat ka deklaruar se Partia e Lirisë, ka depozituar në SPAK 50 dokumente të cilat i ka bërë publike në deklaratat e strukturës Antikorrupsion.

Caka deklaroi se SPAK është vënë në dijeni sot sesi kompania koncensionare e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV shpk, i ka dhënë një hua prej 500.000 euro një punonjësi e më pas i ka shitur dhe një tokë në vlerë 19.550.000 lekë.

Sipas saj, më pas po ky punonjës i cili konsultohej nga kompania e Stela Gugalles, Consulting Se Partners aplikon dhe shpallet fitues i një Granti pranë AZHBR me fonde të Bashkimit Evropian në vlerën 310.000 euro.

“Sigurisht nuk mbaron këtu sepse po i njëjti punonjës na del dhe pronar kompanie ne Mal të Zi e më pas dhe administrator me prokurë të posaçme i Integrated Energy BV dhe i një kompanie tjetër fiktive të krijuar nga kjo ORGANIZATE KRIMINALE”, u shpreh ajo ndërsa shtoi më tej se Partia e Lirisë vuri në dijeni SPAK dhe “për dokumentet e firmosur nga Arben Kacorri(kryetari i njësisë së zbatimit të projektit) i cili kujtohej pas një viti të kërkonte informacion për koncensionin e Fierit dhe pse Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjatë inspektimit kishte konstatuar shkelje të rënda” tha Caka.

Të këshilluara

Jep dorëheqjen pas 38 vitesh Anthony Fauci

Anthony Fauci do të largohet nga posti i kreut të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA dhe si këshilltar kryesor mjekësor i Preside...

23:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI