Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Niset kontigjenti i 2-të me mision pranë KFOR-it në Kosovë

Lapsi.al 23 August 2022
Niset kontigjenti i 2-të me mision pranë KFOR-it në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e përcjelljes e vlerësoi këtë si një moment të veçantë për faktin se këta efektivë nisen në mision si përfaqësues të vendit në përpjekjet e Aleancës së NATO-s për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes.

“Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve dhe në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës”, u shpreh gjatë fjalës së tij Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj aspiratave të Kosovës, por vlerësoi edhe rritjen e pranisë së forcave të vendeve të Aleancës di pjesë e KFOR.

“Mbështetja e Kosovës në aspiratat e saj kundrejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë, inkurajon zhvillimin e rajonit dhe frenon zgjerimin e influencës të vendeve të tjera që sfidojnë demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sfidat tona të sigurisë mbeten të përbashkëta, të pandashme dhe të gjithanshme. Ato vijnë nga çdo drejtim, dhe mund të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Ministria e Mbrojtjes vlerëson dislokimin dhe rritjen e prezencës së forcave të armatosura të vendeve aleate dhe partnere në Misionin e KFOR-it. Ky është një kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Siç e nënvizoi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pak ditë më parë, trupat e KFOR në Kosovë janë të gatshme dhe të vendosura për të ndjekur detyrën e tyre në përmbushje të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë dhe në rajon”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

30 trupat e Kontigjentit të 2-të nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) do të shërbejnë në zonën e Pejës, krah për krah me kolegët e  tyre italianë dhe kroatë.

Në ceremoninë e përcjelljes morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji, zv. Komandanti i Forcës Tokësore, oficerë/nënoficerë si dhe familjarë të efektivëve.

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i burgut të Fierit

Ndryshime në drejtorinë e Burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë emëruar Drejtorin e ri të Burgut të Fierit. Mësohet s...

09:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI