Flash

Megan Thee Stallion, në betejë ligjore me shtëpinë e saj diskografike

Lapsi.al 23 August 2022
Megan Thee Stallion, në betejë ligjore me shtëpinë e saj

Megan Thee Stallion po kërkon 1 milion dollarë nga shtëpia diskografike, 1501 Certified Entertainment në një gjykatë Harris County, Texas.

Në dokumentet gjyqësore të marra nga PEOPLE, avokatët e fitueses së çmimit Grammy kërkuan 1 milion dollarë  nga shtëpia diskografike pasi pretenduan se dy albumet e saj të fundit Something for Thee Hotties dhe Traumazine përmbushnin kërkesat e kontratës së saj, të cilën ajo e quajti "të padrejta".

"Gjatë dy 2 viteve të fundit,Megan  Pete dhe 1501 kanë patur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin në lidhje me marrëveshjen e regjistrimit të Pete, duke përfshirë padrejtësitë ndaj artistes në lidhje me lëshimin e muzikës së saj. ”, thuhet në ankesë.

“Të dy kanë mundur të zgjidhin disa nga mosmarrëveshjet përmes lëshimit të masave të shumta të ndalimit të përkohshëm ndaj të pandehurve nga kjo gjykatë”, shtuan avokatët. "Por një mosmarrëveshje e re ka lindur që kërkon ndihmë të mëtejshme nga Gjykata."

Dokumenti pretendon se labeli diskografik argumentoi se Something for Thee Hotties nuk plotësonte përkufizimin e një "albumi" .

"Ky argumentim i labelit ,muaj pas publikimit të albumit, është padyshim një mashtrim në një përpjekje për të përfituar më tej nga Pete", vazhdoi ankesa.

Steven M. Zager, partner në King & Spalding LLP dhe avokat për 1501, deklaroi PEOPLE se "  ajo na ka borxh një album më shumë, të paktën."

Ai pohon për PEOPLE se Something for Thee Hotties nuk i plotësonte kriteret e tyre për një album, pasi përmbante materiale arkivore , si dhe u publikua shumë shpejt që nga albumi i saj i mëparshëm debutues i 2020 Good News.

Megan më parë ngriti një padi kundër 1501 në 2020, duke pretenduar se shtëpia diskografike po e pengonte atë të lëshonte muzikë të re pasi u përpoq të rinegocionte kontratën e saj./Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira e pakënaqur me sjelljen e Pique

Burime pranë Shakirës pohojnë se këngëtarja është e pakënaqur me sjelljen publike të Gerard Piqué. Çifti po ndahet dhe ende nuk e kanë zgjidhur çështjen e kujde...

11:44

Zbulohen 20 sekrete rreth 'Dirty Dancing'

E krijuar për vetëm 6 milionë dollarë, askush nuk e priste që Dirty Dancing të ishte një hit  kur u publikua më 21 gusht 1987. Në fakt, producentja Linda Got...

14:39

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI