Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Lufta nuk i ndal eksportet shqiptare drejt Ukrainës, rritet me 35% sasia muajt e fundit

Lapsi.al 23 August 2022
Lufta nuk i ndal eksportet shqiptare drejt Ukrainës, rritet me 35% sasia

Pavarësisht luftës marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Ukrainë kanë vijuar, madje eksportet shqiptare në Ukrainë kanë pësuar rritje të ndjeshme në këtë 7-mujor. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it gjatë periudhës janar-korrik importet e mallrave nga Ukraina shënuan rënie vjetore me 23 për qind, teksa eksportet shqiptare në Ukrainë u rriten me 35%.

Importet nga Ukrainë shënuan rënie të ndjeshme pasi nisi lufta, ndërsa eksportet u rritën ndjeshëm në të njëjtën periudhë. Produktet më të importuara nga Ukrainë këtë vit ishin vaji, produktet bulmetore dhe vezët dhe mobilet. Produktet më të eksportuara në Ukrainë ishin frutat, kripërat, çeliku dhe zarzavatet.

Por me gjithë rritjen e eksporteve Shqipëria është deficitare në tregtinë me Ukrainën, pasi edhe gjatë luftës importet nga ky vend ishin katër herë më të larta se eksportet. Në 7 mujor importet nga Ukraina zinin vetëm 0.6% të totalit të importeve në sasi.

Gjatë vitit 2021, Shqipëria realizoi 2.7% të tregtisë së jashtme me zonat në konflikt, Rusi dhe Ukrainë. Volumi tregtar i Shqipërisë arriti 701 miliardë lekë, ndërsa me Rusinë dhe Ukrainën, tregtia në vlerë ishte 19 miliardë lekë, ose 2.7% të totalit.

Volumi tregtar dominohet nga importet e mallrave prej këtyre dy vendeve. Në vitin 2021, Shqipëria importoi nga Rusia dhe Ukraina 19 miliardë lekë mallra, që përbën 99.5% të volumit tregtar dhe pjesa tjetër, 0.5%, përfaqësohet nga eksportet shqiptare në këto vende, kryesisht prodhime bujqësore.

Pavarësisht se volumi tregtar në këto vende është i ulët, Shqipëria ka varësi të lartë në importin e lëndëve jetike, si drithërat dhe nafta nga Rusia. Nga këto vende importojmë 50% të sasive vjetore të drithërave dhe 12% të naftës.

Por, varësia indirekte nga tregjet e Ukrainës dhe Rusisë është më e lartë, raporton “Monitor”.

Ukraina është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i drithërave dhe vajit të lulediellit, të cilat grosistët shqiptarë i blejnë të përpunuara nga vende të tjera, kryesisht Italia.

https://www.monitor.al/pasi-nisi-lufta-eksportet-shqiptare-ne-ukraine-ne-sasi-u-rriten-me-35-kryesojne-frutat/

 

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i burgut të Fierit

Ndryshime në drejtorinë e Burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë emëruar Drejtorin e ri të Burgut të Fierit. Mësohet s...

09:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI