Flash

Harry Styles shpallet 'Mbreti i ri i Popit', familjarët e Michael Jackson të inatosur

Lapsi.al 23 August 2022
Harry Styles shpallet 'Mbreti i ri i Popit', familjarët e Michael

Familjarët dhe fansat e Michael Jackson kanë kritikuar së fundmi njerëzit që po shpallinHarry Styles ,"Mbretin e ri të Popit".

Jackson, i cili vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare, u kurorëzua me këtë titull për shkak të karrierës së tij të gjatë të muzikës pop.

Megjithatë, në një intervistë me Roll.ng Stone UK, ish-anëtari i One Direction Styles u përshkrua si Monarku i ri i Muzikës Pip  dhe kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat madje edhe nga nipi i MJ, Taj,

“Nuk ka asnjë Mbret të ri të Pop-it. Ju nuk e keni titullin @RollingStone dhe nuk e keni fituar atë, por xhaxhai im",shkroi ai në Twitter.

“Dekada përkushtimi dhe sakrifice. Titulli është hequr. Nuk kam asgjë me @Harry_Styles, ai është mega i talentuar. Jepini atij titullin e tij unik,”përfundoi Taj.

Një tjetër fanse tha: “Rolling Stone quan Harry-n mbreti i pop-it, një veprim shumë i guximshëm duke marrë parasysh se personi më i shquar që mban titullin e mbretit të pop-it është Michael Jackson. Si mund ti krahasosh të dy?”

Një përdorues pretendoi se botimi muzikor është i njëanshëm racor, pasi media e etiketoi Justin Timberlake në vitin 2003 si "Mbreti i Popit".

“Kjo tregon racizmin dhe mungesën e respektit. Ata provuan të njëjtën gjë me Timberlake. Nuk ka asnjë Mbret të ri të Pop-it! #MJKingOfPopForever." shkruanin ata.

Në intervistë, këngëtari i "Watermelon Sugar" diskutoi karrierën e tij  të aktrimit, largimin nga rrjetet sociale dhe marrëdhënien e tij me regjisoren e tij "Don't Worry Darling", Olivia Wilde.

Ai rrëfeu se komentet e ashpra për Wilde "natyrisht" nuk e bëjnë atë "të ndihet mirë" dhe ata e urrejnë "negativitetin toksik" që rrethon marrëdhënien e tyre.

"Unë thjesht doja të këndoja," tha ai. "Nuk doja të hyja në industrinë e argëtimit nëse do të lëndonte njerëz ."/Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Beyonce shfaqet e veshur nga Kujta & Meri

Beyonce i mahniti të gjithë kur u shfaq e veshur me një krijim nga silistët shqiptarë Kujta & Meri në ditëlindjen e Diddy-t në dhjetor të 2019-ës. Kjo u pas...

13:31

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI