Flash

FOTO/ Arrestohet 27-vjeçarja për prishje të qetësisë

Lapsi.al 23 August 2022
FOTO/ Arrestohet 27-vjeçarja për prishje të qetësisë

Policia e Devollit njoftoi se ka arrestuar një 27-vjeçare për prishje të rendit dhe qetësisë publike në orët e para të mëngjesit në Bilisht.

Mediat raportojnë se ajo është Deizi Arapi dhe se bashku me motrën e saj 23-vjeçare Xhesin, u kthyen në shqetësim për banorët, të cilët njoftuan policinë.

Sipas të njëjtave burime, të dyja vajzat qëndronin në makinë dhe shanin personat që kalonin. Edhe gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Emri i Dezi Arapit nuk është i panjohur për policinë. Në vitin 2018 asaj i dogjën një makinë tip Smart. Ngjarja u dyshua se ishte bërë për hakmarrje mes vajzash. ©LAPSI.al

Kush është “gangsterja" që shante njerëzit në rrugë bashkë me motrën në  Korçë! Në 2018-ën i dogjën makinën... - Aktualiteti

Kjo është Deizi, pronarja e Smartit që dogjën mbrëmë në Bilisht

Kjo është Deizi, pronarja e Smartit që dogjën mbrëmë në Bilisht - Hapur

Kjo është Deizi, pronarja e Smartit që dogjën mbrëmë në Bilisht - Hapur

Të këshilluara

606 raste të reja me Covid në Shqipëri

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid,...

18:42

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI