Flash

Dorëzohet Serbia? Vuçiç: Duam gjetjen e një zgjidhjeje me Kosovën!

Lapsi.al 23 August 2022
Dorëzohet Serbia? Vuçiç: Duam gjetjen e një zgjidhjeje

Aleksandar Vuçiç pohoi se Serbia po e trajton seriozisht gjetjen e një zgjidhjeje “për krizën aktuale të shkaktuar nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës”.

Këto komente, kreu i shtetit ser bi bëri pas një takimi me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, në Beograd. Në njoftimin e presidencës serbe theksohet se fokusi i bisedës së dy zyrtarëve ishte situata në rajon, raundi i dialogut i javës së kaluar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunimi dypalësh. Vuçiç është përpjekur t’i sqarojë ambasadorit Hill qëndrimet e Serbisë që ai përfaqëson në dialogun me Prishtinën”. Ai insistoi se është duke marrë pjesë në dialog me “përgjegjësi dhe konstruktivitet”, por shtoi se serbët që jetojnë në Kosovë “kërkojnë pa kushte” formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E rëndësishme, sipas presidentit serb, është Prishtina t’i përmbahet marrëveshjes që forcat speciale të Kosovës të mund të lëvizin në veri vetëm me pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të katër komunave, të banuara me shumicë serbe. Marrëveshja vetë ndërkohë parashikon që Kosova të kërkojë pëlqimin e aleancës veri-atlantike për hyrjen në veri vetëm për Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK). Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që u mbajt në 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Vucic nuk arritën një ujdi për këto çështje./ TCH

Të këshilluara

Mbytet 30-vjeçari në Spille

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në plazhin e Spillesë, ku është mbytur një 30-vjeçar nga Tirana. Mësohet se viktima është Denis Xhelo. A...

16:27

Tërmeti lëkund Shqipërinë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri. Paraprakisht EMSC raporton se lëkundet ishin 4.1 ballë, me epiqendër 11 km larg Gjirokastrës. ...

15:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI