Flash

Dje u bllokuan shtatë turistë të huaj/ Ndalohet hyrja pa guida të liçensuara te Kanioni i Langaricës

Lapsi.al 23 August 2022
Dje u bllokuan shtatë turistë të huaj/ Ndalohet hyrja pa guida

Pas ngjarjes së djeshme, ku mbetën të bllokuar 7 turistë të huaj, Agjensia Kombëtare e Zonave të mbrojtura e ka ndaluar hyrjen Kanioni i Langaricës në Përmet pasi tashmë është bërë një burim rreziku për të gjithë vizitorët. Në këtë kanion u bllokuan dje shtatë turistë të huaj ku pesë turistë nga Polonia janë shpëtuar nga policia, ndërkohë që dy turistë gjermanë janë ende në shpellë. Shkak dyshohet se është bërë moti i keq pasi kjo pasdite është shoqëruar me reshje intensive në zonë, për pasojë ka dalë nga shtrati lumi i Langaricës.

Si rrjedhojë, në këtë zonë do të ndalohet hyrja për personat që nuk shoqërohen nga guida të liçensuara.

 

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i burgut të Fierit

Ndryshime në drejtorinë e Burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë emëruar Drejtorin e ri të Burgut të Fierit. Mësohet s...

09:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI