Flash

Beyonce shfaqet e veshur nga Kujta & Meri

Lapsi.al 23 August 2022
Beyonce shfaqet e veshur nga Kujta & Meri
Beyonce i mahniti të gjithë kur u shfaq e veshur me një krijim nga silistët shqiptarë Kujta & Meri në ditëlindjen e Diddy-t në dhjetor të 2019-ës. Kjo u pasua nga dy veshje të Valdrin Sahitit që diva botërore i veshi përkatësisht në janar të 2020-ës dhe në tetor të vitit 2021. Me sa duket, tani është radha e një tjetër stilisteje shqiptare po kaq të talentuar për të veshur Beyonce-n. Ylli i muzikës është shfaqur në një video në Instagram e veshur me një krijim të Nensi Dojakës. Veshja e zezë me detaje tyli dhe prerjesh – tipike të Dojakës – është pjesë e koleksionit të saj Vjeshtë/Dimër 2022. Suksesi i Nensit ka qenë i madh vitet e fundit dhe ndër emra të tjerë të famshëm që kanë veshur krijimet e saj mund të përmendim Bella Hadid, Hailey Bieber, Zendaya, Emily Ratajkowski etj.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Të këshilluara

Shakira e pakënaqur me sjelljen e Pique

Burime pranë Shakirës pohojnë se këngëtarja është e pakënaqur me sjelljen publike të Gerard Piqué. Çifti po ndahet dhe ende nuk e kanë zgjidhur çështjen e kujde...

11:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI