Flash

Vrau gruan në Mirditë/ Autori ish-polic, ngrihen dy akuza për 61-vjeçarin

Lapsi.al 22 August 2022
Vrau gruan në Mirditë/ Autori ish-polic, ngrihen dy akuza për

Dy akuza janë ngritur ndaj 61-vjeçarit, Paulin Pacuku i cili një ditë më parë vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij Vitore Pacuku. Autori është vënë në pranga nga policia e shtetit e ndaj tij janë ngritur akuzat vrasja nga pakujdesia dhe armëmbajtja pa leje. Mësohet se babai i dy fëmijëve, ka qenë pjesë e strukturave të policisë Mirditë për disa vete dhe më pas ishte larguar jashtë vendit, por ishte rikthyer sërish më vendlindje disa vite më vonë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Jezull të Mirditës, ndërsa të afërm të Vitore Pacukut pretendojnë se ngjarja nuk ka ndodhur aksidentalisht por me dashje. Policia raportoi fillimisht se vrasja ndodhi aksidentalisht, kur Paulin Pacuku ishte duke pastruar armën e tij. Një ditë pas krimit, u zbulua se arma e tipit pistoletë, ishte pa leje. Autori ndodhet në ambientet e komisariatit dhe pritet që ndaj tij të ngrihet akuza për vrasje dhe ajo e armës pa leje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI