Flash

Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, arrestohet autori i dyshuar

Lapsi.al 22 August 2022
Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, arrestohet autori i dyshuar

Një 18-vjeçar që dyshohet se ka vrarë Madrid Ulqinakun javën e kaluar në Elbasan, është vënë sot në pranga.

Horgito Peqini u arrestua këtë të hënë, ndërkohë që është shoqëruar edhe një 33-vjeçar me inicialet K.S, që ishte bashkë me autorin e vrasjes.

Dy ditë më parë, gjykata la në burg Edjen Dinon, 18-vjeçari, i cili është arrestuar si i dyshuar në konfliktin që i mori jetën 33-vjeçarit.

Madrid Ulqinaku u vra në bulevardin e Elbasanit 3 ditë më parë pas një konflikti banal me disa adoleshentë.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe para 25 vitesh (1997) i kishin vrarë vëllanë, gjatë trazirave të asaj kohe.

 

Të këshilluara

Moti i keq, bllokohen 6 turistë në Përmet

Gjashtë turistë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet dhe shkak është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu. Policia e Përmetit thot...

18:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI