Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Twitter merr vendimin drastik ndaj ambasadave serbe në disa shtete, ja çfarë ka ndodhur

Lapsi.al 22 August 2022
Twitter merr vendimin drastik ndaj ambasadave serbe në disa shtete, ja

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi më 22 gusht se llogaritë në Twitter të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kujvat, por edhe të Konsullatës së Përgjithshme në Çikago, janë pezulluar më 18 gusht.

Sipas kësaj ministrie, pezullimi i llogarive “u bë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë njoftim paraprak që do të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në këtë rrjet social”.

MPJ e Serbisë tha se “kjo është e papranueshme për misionet diplomatike të një shteti demokratik që nuk është subjekt i asnjë sanksioni”.

“Disa prej llogarive të pezulluara janë hapur së fundmi dhe nuk kanë qenë aktive, ndërkaq të tjerat nuk kanë asnjë përmbajtje që mund të konsiderohej e papërshtatshme”, u tha në njoftim.

Ministria e Jashtme tha se Serbia është e përkushtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe respekton liritë “sipas standardeve më të larta evropiane”.

“Është absurde që një numër i misioneve tona diplomatike dhe konsullore të censurohen në median sociale që promovon demokracinë dhe pluralizmin e mendimit”, u tha në njoftim.

Serbia ka kërkuar nga kompania Twitter që të zhbllokojë këto llogari. Ministria e Jashtme serbe po ashtu tha se shpreson se pezullimi i llogarive “nuk është pjesë e përpjekjeve për të heshtur Serbinë në luftën për të vërtetën”, veçmas për situatën lidhur me Kosovën.

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë u rritën pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë, bllokuan rrugët në veri të Kosovës për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë në Prishtinë për targat dhe dokumentet serbe.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në kompaninë Twitter, por nga kjo kompani nuk janë përgjigjur menjëherë lidhur me deklaratat e MPJ-së së Serbisë.

Më 18 gusht, Twitter kishte pezulluar llogaritë e dhjetëra ish-deputetëve dhe anëtarëve aktualë të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, por edhe të një zyrtari qeveritar.

Më 19 gusht, nga Twitter thanë për REL-in se kanë zhbllokuar llogaritë dhe se pezullimi ishte bërë gabimisht./ REL

 

Të këshilluara

104 raste të reja me Covid në Shqipëri

104 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Nga 358 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar me koronavirus 41 ...

18:15

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI