Flash

Turisti rus zbulon pa dashje bazën ushtarake në Krime

Lapsi.al 22 August 2022
Turisti rus zbulon pa dashje bazën ushtarake në Krime
Një nga kërkesat e përsëritura të Ukrainës ka qenë qe vendet e Bashkimit Europian të ndalin udhëtimet e turistëve rusë. Por ajo që ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka bërë këtë një ditë më parë ishte falënderimi i pikërisht ...një turisti rus. Në një postim në Tëitter ajo ka postuar foton e një turisti rus, që sipas shpjegimit ndodhet në Krime dhe pas tij shihen të instaluara sistemet raketore të forcave të Moskës. Me ironi thuhet se ai ndihmoi në zbulimin e vendndodhjes së Mbrojtjes Ajrore aq jetike për Rusinë. “Ndoshta po tregohemi shumë të ashpër me turistët rusë… Ndonjëherë ata mund të jenë vërtet të dobishëm. Ashtu si ky njeri që bën fotografi në pozicionet e mbrojtjes ajrore ruse pranë Yevpatoria, në Krimenë e pushtuar. Faleminderit dhe vazhdo këtë punën e mirë!” – thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës. I moshuari me pantallona të shkurtra shihet duke qëndruar në një plazh me sistemin rus anti-ajror S-400 në sfond. Foto e turistit rus u ngarkua në mediat sociale gjatë fundjavës, i plotësuar me të dhënat e vendndodhjes ekzakte. Kohët e fundit janë regjistruar një sërë shpërthimesh në të gjithë Krimenë e pushtuar nga rusët. Shpërthimet kanë synuar bazat ajrore ruse dhe depot e municioneve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI