Flash

Tensionet me Kinën vazhdojnë, Tajvani pret një tjetër delegacion të SHBA-së

Lapsi.al 22 August 2022
Tensionet me Kinën vazhdojnë, Tajvani pret një tjetër

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka pranuar të hënën një tjetër delegacion nga Shtetet e Bashkuara, teksa tensionet me Kinën vazhdojnë të jenë të larta. Eric Holcomb, guvernator i shtetit amerikan, Indiana, ka arritur në Taipei për vizitë katërditore.

Vizita e tij vjen pas udhëtimeve që kanë realizuar zyrtarë të lartë amerikanë në këtë vend, përfshirë udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Këto vizita kanë tensionuar Kinën, e cila kundërshton kontaktet zyrtare të Taipeit me shtetet tjera. Tajvani është ishull që vetëqeveriset prej vitit 1949, por Kina e konsideron të sajin. Si përgjigje ndaj vizitës së Pelosit, Kina ka zhvilluar disa ditë stërvitje të mëdha ushtarake. Tsai e ka theksuar në bisedë e sipër me Holcombin se, SHBA-ja dhe Tajvani janë aleatë kyçë për ekonomi në rajonin e Indo-Paqësorit.

“Tajvani është përballur me kërcënime ushtarake nga Kina, në dhe rreth Ngushticës së Tajvanit. Në këtë moment, aleatët demokratikë duhet të qëndrojnë së bashku dhe të rrisin bashkëpunimin në të gjithë fushat”, ka thënë Tsai. Holcomb ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë së Tajvanit, për të lehtësuar biznesin dhe tregtinë bilaterale, ashtu sikurse bashkëpunimin shkencor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI