Flash

Rusi/ Një grup i armatosur merr përsipër sulmin ndaj Daria Dugina, vajza e “udhërrëfyesit” të Putin

Lapsi.al 22 August 2022
Rusi/ Një grup i armatosur merr përsipër sulmin ndaj Daria

Atentati ku mbeti e vrarë Darja Dugina, vajza e ideologut nacionalist rus Aleksandër Dugin është marrë përsipër  nga një grup deri tani ende i panjohur i cili e quan veten Ushtria Kombëtare Republikane. Këtë e ka bërë të ditur Ilja Ponomarev, ish-deputet i Dumës, duke shpjeguar se sulmi “hap një faqe të re në rezistencën ruse ndaj Putinizmit”. Në manifestin e grupit disident, në të cilin presidenti Putin përkufizohet si "uzurpator i pushtetit dhe kriminel lufte që ndryshoi Kushtetutën, nisi një luftë vëllavrasëse midis popujve sllavë dhe dërgoi ushtrinë ruse në një vdekje të sigurtë dhe të pakuptimtë".

Vajza e bashkëpunëtorit të ngushtë të Vladimir Putinit, Aleksandër Dugin u vra nga një makinë bombë pranë kryeqytetit rus të shtunën mbrëma, 20 gusht 2022. Babai i saj, i cili është quajtur "udhërrëfyesi i Putinit", do të ishte gjithashtu në makinë, por Aleksander Dugin mësohet se  vendosi në minutën e fundit që ata të ktheheshin me makina të veçanta nga një ngjarje ku morën pjesë të shtunën mbrëma.

Besohet se objektivi i sulmit ishte babai i saj, filozofi rus Aleksandër Dugin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI