Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rusët te uzina në Gramsh, Lubonja: Pseudohistori që i serviret popullit për t’i shpëlarë trutë

Lapsi.al 22 August 2022
Rusët te uzina në Gramsh, Lubonja: Pseudohistori që i serviret

Për analistin Fatos Lubonja, incidenti në Uzinën e Armëve në Gramsh nuk lidhet me spiunazhin. Ai i shikon tre personat e kapur më tepër si turistë kuriozë, sepse spiunë. Për News24, Lubonja tha ndër të tjera se këtu në Shqipëri ka shumë zona që njerëzit turistët mund të bëhen kuriozë.

Sa i takon sigurisë kombëtare, ai u shpreh se edhe kjo çështje duhet parë, por më tepër ka rëndësi diplomacia sesa përgatitja ushtarake si në kohën e Enver Hoxhës.

Ai tha se Shqipërinë e kanë lënë në gjendje të mjeruar, ndërsa populli shqiptar po largohet nga vendi.

“Unë me atë intuitën time është më mirë të mendosh që ata janë turistë. Mua më ka intriguar për të hyrë në disa zona. Për shembull Gjadri, gjithë zona e Gjadrit. Ata avionët ishin të paaftë, por ishte interesante. Kur shkova aty, më thanë nuk lejohet të hysh, por ata avionë nuk i duhen as dreqit.

Afër Petrelës ka qenë një bazë raketash, me tunele. E mbajnë mbyllur nuk lejohet thonë. Unë gjykoj që ky kurioziteti turistik nuk është vetëm për detin, por janë edhe këto objekte interesante.

Unë mendoj se ata kanë këtë kuriozitet. Më thoni ju cili është rreziku që i vjen Shqipërisë nga zbulimi në Gramsh?!

Këta thanë se kanë përdorur edhe spraj, të pajisur me armatime serioze. Mund të jenë thjesht turistë, por edhe blogerë. Ka njerëz që kanë pasione, por logjikë spiunazhi nuk gjej aty, vetëm nëse spiunazhi rus është katastrofa farë.

Edhe siguria kombëtare duhet parë. Mendoj se më shumë është diplomacia ajo që duhet të punojë për ta ruajtur Shqipërinë sesa një përgatitje ushtarake si në kohën e Enver Hoxhës. Të flasësh tani si është lënë ushtria më mirë të flasim si është lënë arsimi, shëndetësia etj. Ashtu si e kanë katandisur Shqipërinë këta nuk ka shqiptarë, jo me të ketë ushtarë për të luftuar. Për kë të luftojnë, për Edi Ramën?

Për mua këto janë pseudohistorira që i servieren popullit për ti shpëlarë trutë.

E kanë lënë popullin në gjendje të mjeruar dhe manipulojnë popullin akoma me spiunë të jashtëm apo të brendshëm.

Aty ishte edhe një ukrainas, ku do e provosh që janë spiunë. Kjo është qesharake. Ata janë njerëz kuriozë dhe një nga kuriozitetet që kërkojnë njerëzit është edhe kjo”, tha Lubonja.

Të këshilluara

Moti i keq, bllokohen 6 turistë në Përmet

Gjashtë turistë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet dhe shkak është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu. Policia e Përmetit thot...

18:07

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e hënë e 22 gushtit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta. Sot do të priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa në qarqet Shkodër d...

07:12

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI