Flash

Nisma për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit, Balla: Berisha ka qenë sekretar i Partisë së Punës

Lapsi.al 22 August 2022
Nisma për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit, Balla:

Në një deklaratë për mediet kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se socialistët kanë hartuar një paketë ligjore, nisur nga propozimi i Autoritetit të Dosjeve. Balla u shpreh se nismat janë depozituar me qëllim heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave të cilët kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta, duke mos përmendur emra.

“Më lejoni të bëj një përmbledhje të gjithë nismave, bëhet fjalë për një paketë. Në fund të korrikut bazuar në propozimin e ardhur nga autoriteti i Dosjeve është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri në ligjin për funksionimin e autoritetit të dosjeve dhe tjera është në Kodin Zgjedhor. Bazohen në propozim e ardhur dhe për të hedhur dritë mbi pastërtinë e personave që zgjidhen nisur nga rasti për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Shqipëri dhe autoriteti ka arritur në konkluzionin se mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumenta të reja shtesë dhe për verifikimin e mëtejshëm ka pengesa që lidhen me ligjin aktual. Në këto 30vite ka pasur edhe raste të tjera që kanë arritur ti shmangen përgjegjësisë dhe janë ngritur në hierarkinë më të lartë shtetërore. Natyrshëm që bazuar edhe në eksperienca të tjera dy propozime të tjera duhen bashkëpunuar edhe me elementë të tjerë. Ne kemi një ligj për dekriminalizimin dhe në këtë kontekst juristët e grupit tonë kanë punuar gjatë muajit gusht për të konkluduar edhe në disa shtesa në këtë ligj. Drafti përfundimtar nuk është gati. Me qëllim që personat që rezultojnë të kenë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, këto fakte duhen bërë publike, por të pamundësojmë vazhdimi e ngjitjes së tyre në karrierë. Dhe të pamundësohet kandidimi i tyre për anëtarë të Kuvendit”, deklaroi Balla.

Balla tha se ky është një vendim që i takon drejtësisë dhe i bëri edhe njëherë thirrje SPAK-ut që të hetojë Sali Berishën.  Ai shtoi se Berisha ka qenë sekretar i Partisë se Punës.

Ky është një draft pune. Për çështje  e non gratës. Është një vendim që është marrë nga SHBA dhe se fundmi nga Britania. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura, mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin e Britanisë janë bërë publike edhe elementë korruptivë. Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Nuk mund të adresohet në këtë paketë. Unë vazhdoj të mendoj se Sali Berisha është një përfaqësues i lartë i Partisë së Punës dhe mendoj se në vlerësimin e juristëve të konsiderohet edhe pjesa si sekretar partie. një sekretar partie, që ky person të vazhdojë të bëjë pis Kuvendin”, u shpreh Balla.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI