Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Ministri i Vuçiç në Moskë: Serbia, e vetmja në Europë që s'u bë pjesë e histerisë anti-ruse

Lapsi.al 22 August 2022
Ministri i Vuçiç në Moskë: Serbia, e vetmja në

Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin u takua të hënën në Moskë, me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov të hënën në Moskë, një vizitë e rrallë kjo nga një zyrtar shtetëror i një vendi evropian. Zoti Vulin theksoi refuzimin e Beogradit për t'iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Ministri i Brendshëm serb, i cili njihet për qëndrimet e tij pro-ruse dhe anti-perëndimore, deklaroi se i tha kryediplomatit rus, Sergei Lavrov se “Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione dhe nuk ka qenë pjesë e histerisë anti-ruse”.

Serbia, e cila kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, prej vitesh po largohet nga rruga e saj drejt në BE-së dhe po kthehet më shumë drejt aleatit tradicional sllav, Rusisë, por edhe Kinës.

Ministri Vulin konsiderohet si “njeriu i Moskës” brenda qeverisë serbe.

Ai ka mbrojtur krijimin e “botës serbe” që do të bashkonte të gjithë serbët në Ballkan nën një flamur të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit reagoi ashpër të hënën gjatë një interviste me radion publike britanike, BBC kur u pyet lidhur me kontaktet që mban me Moskën dhe pasi gazetarja i përmendi akuzën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se është interesi i Moskës që të zhvendosë konfliktin diku tjetër, për të destabilizuar Evropën.

Duke e ngritur zërin, zoti Vuçiq tha “s’kam folur me ta (Rusinë) prej një kohë të gjatë. Për herë të fundit me Putiniun kam folur para 3 apo 4 muajsh, lidhur me problemin e furnizimit me gaz. Ata (Kosova) vetëm duan ta shfrytëzojnë Rusinë duke folur për këtë. Të gjithë e dinë se këto akuza janë dështim i plot dhe gënjeshtra brutale. Ne kemi një ushtri neutrale, por ndërkohë do të kujdesemi për veten”.

Presidenti serb u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Takimi mbi pesë orë përfundoi pa marrëveshje, ndonëse ai u mbajt kryesisht për zbutjen e tensioneve të 31 korrikut kur serbët në veri të Kosovës bllokuan rrugët si reagim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për masa reciproke, përfshirë edhe atë për konvertimin e targave të lëshuara nga Serbia me targa të Republikës së Kosovës.

I pyetur lidhur me vizitën e zotit Vulin në Moskë, të cilën gazetarja e quajti “interesante” për kohën në të cilën po zhvillohet, Presidenti serb tha se “Ju besoni se është interesante. Por, a nuk ishte interesante kur Karl Nehammer, udhëheqësi i Austrisë ishte atje, ose nuk ishte interesante kur presidenti turk, vendi i dytë më i fuqishëm i NATO-s e viziton Moskën, ju thoni që është interesante vetëm kur një nga ministrat e qeverisë së përkohshme të Serbisë po e viziton Moskën”, tha presidenti serb.

Zoti Vuçiq kujtoi se Serbia e ka dënuar në OKB sulmin në Ukrainë.

“Po është e vërtetë që jemi miq tradicional dhe kemi marrëdhënie të mira, por a jemi kukullat e tyre, jo nuk jemi”, tha udhëheqësi serb.

Pjesëtari i qeverisë teknike serbe Aleksandar Vulin megjithatë ka folur hapur se si Serbia duhet të braktisë objektivin e saj të anëtarësimit në BE dhe në vend të kësaj t'i drejtohet Moskës dhe ai shpesh ka sulmuar fqinjët e Serbisë dhe udhëheqësit e tyre, duke i quajtur ata me emra poshtërues.

Vitin e kaluar, zoti Vulin kishte krijuar një "grup pune" me Nikolai Patrushevin, sekretarin e fuqishëm të Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, për të luftuar "revolucionet me ngjyra" apo protestat masive që kanë çuar në përmbysjen e regjimeve në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, ish-Jugosllavisë, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, mediat e pavarura serbe raportuan se zoti Vulin në fund të vitit të kaluar, i dorëzoi Nikolai Patrushevit përgjimet nga një takim i mbajtur në Beograd nga anëtarë të opozitës ruse. Opozitarët rusë, duke e pasur të vështirë të mbajnë takime të tilla në Rusi, zgjodhën Beogradin për t’u takuar pasi nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Serbi.

Menjëherë pas kësaj, disa nga ata që morën pjesë në takimin e mbajtur në Beograd u arrestuan në Rusi.

“Associated Press” shkruan se zoti Vulin nuk ishte bindës kur mohoi t’i kishte dorëzuar zotit Patrushev, kasetat me regjistrimin e takimit të Beogradit.

Zyrtarët e opozitës serbe kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e vizitës së zotit Vulin në Moskë, ndërsa qeveria e re serbe pritet të formohet pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në prill. Shumica besojnë se udhëtimi i tij në Rusi u organizua nga Moska si një mënyrë për t'i bërë presion Beogradit për ta përfshirë atë në kabinetin e ri.

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov kishte planifikuar të vizitonte Beogradin në qershor, por fqinjët e Serbisë që janë anëtarë të NATO-s refuzuan të lejojnë avionin e tij të fluturojë mbi territorin e tyre.

Ministri Vulin tha në një deklaratë nga Moska të hënën se ai “ndjen keqardhje të thellë" për faktin që ministri Lavrov u pengua të vizitojë Beogradin në qershor nga vullneti i vendeve të tjera, duke theksuar se duke ndaluar vizitën zyrtare të ministrit Lavrov në Serbi, "të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare janë shkelur.” /VOA, një pjesë e këtij materiali është marrë nga AP

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI