Flash

Kancelari Scholz: Putini e filloi luftën për arsye “plotësisht absurde”

Lapsi.al 22 August 2022
Kancelari Scholz: Putini e filloi luftën për arsye

Kancelari Olaf Scholz tha se presidenti rus Vladimir Putin e filloi luftën me synimin për të “pushtuar” Ukrainën. Scholzi tha se NATO-ja nuk ka qenë kurrë një kërcënim për Rusinë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se e nisi sulmin ndaj Ukrainës për arsye “krejtësisht absurde”. “NATO-ja nuk ka qenë kurrë kërcënim për Rusinë,” tha ai të dielën në Berlin gjatë një dialogu publik me rastin e ditës së dyerve të hapura të qeverisë federale. Për vite me radhë, Moska e ka akuzuar NATO-n për rritjen e zgjerimit të saj drejt lindjes në dëm të interesave të Rusisë. Sipas Scholzit, në bisedimet përpara se të niste lufta në shkurt, ai e siguroi Putinin se Ukraina nuk do të anëtarësohej në NATO “në 30 vitet e ardhshme”. Megjithatë, Putini kishte ide “plotësisht absurde”, tha Scholzi. Presidenti rus i kishte thënë, për shembull, se Bjellorusia dhe Ukraina nuk duhet të jenë shtete të pavarura.

Scholzi dënon imperializmin Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinite Putinit

Olaf Scholzi është i sigurt se Vladimir Putini e kishte planifikuar këtë luftë shumë kohë përpara se të fillonte pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt. “Është një luftë që Putini, Rusia, e filloi, qartësisht me qëllimin për të pushtuar vendin fqinj. Unë mendoj se ky ishte qëllimi fillestar”, tha Scholz ndërsa krahasonte veprimet e Rusisë në ditët e para të imperializmit.

Rusia aktualisht është e preokupuar me fitimin e territorit në Ukrainën lindore, por nuk është e sigurt se do të mbetet kështu, tha kancelari, dhe për këtë arsye dorëzimi nuk është një strategji e arsyeshme. “Putini në fakt pati idenë që të rrëshkiste një laps kimik mbi peizazhin evropian për të thënë më pas: “Kjo është e imja dhe kjo është e jotja”, tha Scholz-i, duke shtuar se Gjermania nuk mund ta pranojë këtë.

Scholzi në ditën e dyerve të hapura

Megjithatë, Scholz-i njoftoi se nuk do ta ndërpresë dialogun me Putinin.

Scholzi mbron dërgesat e armëve në Ukrainë

Në përgjigje të ish-gjeneralit të Bundeswehr-it, Klaus Wittmann, i cili pyeti pse Gjermania nuk e furnizonte Ukrainën me transportues të blinduar, Scholzi renditi dërgesat e armëve të llojeve të tjera që tashmë kanë ndodhur dhe që janë ende të planifikuara.

“Gjermania po furnizon me shumë armë” dhe “ndërkohë po furnizon pajisjet më moderne dhe më efikase”, theksoi Scholz. Por e gjitha ka të bëjë edhe me “sigurinë që të mos ketë përshkallëzim të luftës”.

Kancelari Scholz ne diten e dyerve te hapura

Scholz iu referua dërgesave të tankeve anti-ajrore Gepard, obusëve të blinduar 2000 dhe raketave të shumta, dërgesave të planifikuara të sistemit të mbrojtjes ajrore Iris-T dhe radarit të artilerisë Cobra. “Ata do të mbërrijnë së shpejti,” siguroi ai. Gjermania do të vazhdojë t’i japë Ukrainës “atë që i nevojitet për mbrojtjen e saj”, tha kancelari gjerman./DW

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI