Flash

Ishte kundër pushtimit, rusët ekzekutojnë taksitin

Lapsi.al 22 August 2022
Ishte kundër pushtimit, rusët ekzekutojnë taksitin

Të shumtë janë rusët të cilët kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, por ka edhe prej tyre që për shkak të agresionit kanë humbur jetën edhe brenda territorit rus. Mediat britanike raportojnë se një oficer rus vrau një shofer taksie, për shkak se ishte kundër luftës.

Në debat e sipër, ushtari është shqetësuar shumë nga pikëpamjet pro ukrainase të shoferit 51-vjeçar, ka nxjerrë armën, duke qëlluar katër herë mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht në qytetin rus të Rostov-on-Don, i cili ndodhet vetëm 200 kilometra larg nga Mariupoli. Rostov-on-Don është një stacion për trupat ruse ë dhe shpesh është i mbushur nga trupat.

“Në qendër të qytetit një kapiten 33-vjeçar i Forcave të Armatosura nga Moska, vrau një burrë për shkak të një mosmarrëveshjeje për luftën në Ukrainë. 4 të shtëna nga një pistoletë Makarov i morën jetën dikujt vetëm se ishte kundër pushtimit të Ukrainës. Jam i shokuar. Shoferi ishte një djalë i urtë dhe i matur.

Dhe të mendosh që ushtarë si oficeri që i mori jetën, ende lirshëm në qytet. Ata mund të më vrasin edhe mua mua nëse shohin që un jam kundër luftës apo mbaj simbole që mbështesin Ukrainën.

Dhe të mendosh që kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh”, shkroi në një postim në Twitter një nga banoret e qytetit ku ndodhi ngjarja.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI