Flash

Hyrja në uzinë/ Çuçi: S’mund t’u vëmë agjentë nga pas çdo turisti

Lapsi.al 22 August 2022
Hyrja në uzinë/ Çuçi: S’mund t’u

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një deklaratë për mediat, në lidhje me incidentin që ka ndodhur dy ditë më parë në uzinën e Gramshit. Tre të huaj tentuan të futen në uzinë, ndërsa janë në hetim për spiunazh. Në deklaratën e Çuçit përsëritej se të huajt kanë fotografuar objekte të deklasifikuara. Ministri tha se nuk mund t’i vihet agjent nga pas çdo turisti, por masat nisin në momentin që ata shkelin ligjet.

"Ka hetime, kemi një akuzë nga prokuroria, është një as s’e kemi nënvlerësuar, po hetojmë të gjitha faktet. Shtetasit e huaj për nga mënyra si kanë vepruar, dhe pajisjet që kishin me vete dhe mbi të gjitha për shkak të mënyrë se si kanë vepruar ndaj ushtarëve që ishin në ruajtje të objektit, këta persona janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit. Unë mendoj që për çdo të dhënë tjetër në lidhje me këta tre persona t’ia lemë hetimit ta zbërthejë deri në fund skemën, dhe gjatë ditëve në vijim, elementë të rinj që do të dalin do të komunikojmë me publikun për të dhënë gjithë panoramën e situatës. Pa diskutim, ka sot në botë shumë turistë aventurierë që e kanë si qëllim këtë lloj turizmi, për të fotografuar objekte të një karakteri të veçantë, dhe Europa Lindore bën pjesë me këto uzina të vjetra, ne e dimë shumë mirë këtë ndaj do të hetohet për të sqaruar deri në fund këtë ngjarje. Objekti është i deklasifikuar, nuk përbën sekret shtetëror, ne po hetojmë qëllimin e këtyre personave.", tha Çuçi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI