Flash

Avionët amerikanë fluturojnë sot mbi Tiranë, Berisha: Vuçiç dhe barbari i Kremlinit t’i shohin këto fortesa

Lapsi.al 22 August 2022
Avionët amerikanë fluturojnë sot mbi Tiranë, Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku ka folur për sigurinë kombëtare.

Ai u ndal ndër të tjera edhe te avionët amerikanë që do fluturojnë sot mbi qiellin e Tiranës, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shpresuar që ato t’i shohin Putin dhe Aleksandër Vuçiç.

“Siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar. Fatmirësisht Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin e saj territorial. Sot në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA, fluturojnë mbi qiellin e Tiranës fortesat ajrore B52. Uroj që miku i Ramës, Vuçiç dhe barbari i Kremlinit, Putin, t’i shohin këto fortesa”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI