Flash

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, moti për ditën e diel

Lapsi.al 21 August 2022
Ulje temperaturash dhe reshje shiu, moti për ditën e diel

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë sot  në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore. Herë pas here do te ketë interval me kthjellime. Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku vranësirat do të jenë prezent duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Oret e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Vendo do të mbetet  nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të diktojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24_orëshit në vend. Pritet që vranësirat dhe shirat të jenë prezentë deri në orët e vona të natës kur pritet përmirësim i kushteve të motit.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV parashikohet të jetë në dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe erë të fortë, priten përmirësim i motit vetëm në orët e mbremjes dhe natës.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po-ashtu nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqiten brigjet e detit Egje dhe brigjet e Detit të Zi. Ndërsa pjesërisht gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Skandinav karakterizohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas herë priten edhe stuhi të forta ere.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, makina kthehet përmbys

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në Tiranë. Një makinë është kthyer përmbys në afërsi të maternitetit të ri. Ambulanca ka mbërritur n...

21:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI