Flash

Britanikja Express: Putin u poshtërua! Spiunët rusë u kapën pasi tentuan të hynin në një fabrikë armësh në Shqipëri

Lapsi.al 21 August 2022
Britanikja Express: Putin u poshtërua! Spiunët rusë u kapën

Media britanike Express.co.uk ia ka kushtuar vëmendje ngjarjes së ndodhur në uzinën e armëve në vendin tonë në Gramsh, ku dy shtetas rus dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarë.

“Putini u poshtërua, pasi spiunët rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në fabrikën e armëve”, kështu shkruan Express.

Artikulli më tej vijon: 

Tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Putini u poshtërua pasi spiunët rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në fabrikën e armëve.

VLADIMIR PUTIN ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po tentonin të hynin në ambiente. Një nga të personat, dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Dy spiunët rusë, janë arritur të identifikohen dhe janë 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin . Timofeeva dihet se udhëton nëpër botë dhe bën fotografi të “objekteve të çuditshme”, siç janë avionët e vjetër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI