Flash

U kap duke vaditur parcelën me kanabis, pranga 34-vjeçarit në Fier

Lapsi.al 20 August 2022
U kap duke vaditur parcelën me kanabis, pranga 34-vjeçarit në

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet pas një hetimi dyjavor, nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshpan 2”.  U kap duke vaditur bimët narkotike, të mbjella në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, vihet në pranga 34-vjeçari, shpallet në kërkim kushëriri i tij.

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë. Si rezultat i një hetimi dyjavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kreshpan 2”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi B. M., 33 vjeç, të dy banues në Kreshpan (të afërm të njëri-tjetrit), për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i këtij operacioni, shtetasi E. M. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vaditur bimët narkotike, të kultivuara në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kreshpan. Nga hetimet rezulton se bashkëpunëtor i tij në këtë veprimtari kriminale është shtetasi B. M., i cili u shpall në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

303 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, dhe 303 të tjerë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë s...

14:13

Zhduket nga banesa 14-vjeçari në Vlorë

Një 14-vjeçar në Vlorë është larguar nga banesa e tij dhe prej 4 ditësh nuk është kthyer. Ka qenë nëna e tij, 55-vjeçarja S.L. që ka bërë kallëzimin në polic...

10:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI