Flash

Tiranë, arrestohen dy shpërndarësit e drogës te "Xhamlliku"

Lapsi.al 20 August 2022
Tiranë, arrestohen dy shpërndarësit e drogës te

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi shisnin drogë në disa zona në kryeqytet. Në pranga janë vendosur shtetasit Artur (Merkur) Brahimaj 59 vjeç dhe Ilir Ramadani 63 vjeç. Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata shisnin kokainë në disa prej zonave të Tiranës, nga “5 Maji”, “Xhamlliku” dhe Selvia. Gjatë arrestimit, Ilir Ramadanit iu gjet në cantën e dorës një sasi prej 750 gramësh kokainë, gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Packed”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Me rreth 750 gramë kokainë në çantë, të gatshme për ta shitur në kryeqytet, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen lënda e dyshuar narkotike kokainë dhe 3 aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduara “Packed”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit A. (M). B. dhe I. R. Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete shtetasi I. R., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën “5 Maji”, në zonën e quajtur “Xhamlliku” dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Rrëzohet qeveria e Malit të Zi

Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviç, një orë pas mesnatës së 20 gushtit. Qeveria është rr...

09:17

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI