Flash

Sulmi i rusëve në Gramsh, dy ushtarët shqiptarë përfundojnë tek Trauma

Lapsi.al 20 August 2022
Sulmi i rusëve në Gramsh, dy ushtarët shqiptarë

Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi i tre rusëve në uzinën e armëve në Gramsh. Sipas informacioneve, në sulmin ndaj ushtarëve në Gramsh ishin 3 rusë, 2 meshkuj dhe një femër. Tre personat bënin xhiro prej disa ditësh pranë uzinës dhe mbrëmjen e sotme kanë tentuar të hyjnë në perimetrin e uzinës por janë pikasur nga rojet dhe më pas rusët i kanë hedhur sprajt në fytyrë.

Si pasojë e sprajit kanë mbetur të plagosur dy ushtarë shqiptarë, të cilët ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ata janë gjetur në tokë nga kolegët, pa ndjenja.

Rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga agjentë të anti-terrorit. Heqja e vizave gjatë muajve të verës për shtetasit rus, ia lehtëson futjen në vendin tonë agjentëve të shërbimit sekret rus.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, makina kthehet përmbys

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në Tiranë. Një makinë është kthyer përmbys në afërsi të maternitetit të ri. Ambulanca ka mbërritur n...

21:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI