Flash

Sërish tragjedi në Turqi/ Kamioni futet mes turmës me shpejtësi skëterrë, shënohen 16 viktima (VIDEO)

Lapsi.al 20 August 2022
Sërish tragjedi në Turqi/ Kamioni futet mes turmës me
Vetëm pak orë pas aksidentit tragjik në Turqi ku humbën jetën 16 persona që u morën para nga një autobus i cili udhëtonte me shpejtësi, ngjarja është përsëritur sërish. Një tjetër aksident tragjik, i ngjashëm me atë të paradites, ka ndodhur në Mardin të Turqisë. Për pasojë raportohen 16 viktima dhe 29 të plagosur, 8 prej të cilëve janë në gjendje kritike. Në pamjet e para nga vendngjarja shihet se i gjithë vendi është në kaos dhe më pas kamioni vjen me shpejtësi shumë të madhe, duke marrë përpara njerëzit. Mësohet se kamioni pësoi defekt me frenat gjë që solli edhe aksidentin. Mjeti doli nga rruga duke u përplasur me 2 automjetet e tjera dhe shkaktoi ngjarjen tragjike. Paraditen e sotme, nga një aksident tragjik në Gaziantep humbën jetën 16 persona. Një autobus pasagjerësh është përplasur me ambulancën, zjarrfikësen dhe makinën e një prej mediave turke. Ambulanca, Zjarrfikësja dhe gazetarët ishin në vendngjarje për një tjetër aksident që kishte ndodhur pak minuta më parë. Mes viktimave janë edhe 3 zjarrfikës, 4 personel mjekësor dhe 2 gazetarë. 22 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Të këshilluara

303 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, dhe 303 të tjerë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë s...

14:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI