Flash

Policia bllokon dy mjete lundruese në Vlorë, gjobiten drejtuesit e tyre

Lapsi.al 20 August 2022
Policia bllokon dy mjete lundruese në Vlorë, gjobiten drejtuesit e

Policia e Vlorës ka bllokuar dy mjete lundruese në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit. Blutë njoftojnë se pas kontrolleve të bëra ndaj këtyre dy mjeteve, u konstatua se nuk zotëronin dokumentet përkatëse për lundrim. Për pasojë, u gjobitën edhe dy drejtuesit e tyre, Kreshnik Poda dhe Renato Panajoti, secili me shumën prej 10 mijë lekësh të reja.

"Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin Kreshnik Poda, banues në Ksamil, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Sarandës.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, kanë konstatuar në plazhin e Llamanit, një tjetër mjet lundrues tip skaf, me drejtues shtetasin R. P, banues në Vlorë, i cili po ashtu, nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Himarës.", njofton policia.

 

Të këshilluara

303 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, dhe 303 të tjerë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë s...

14:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI