Flash

Aksident i rëndë në Berat, i moshuari përfundon poshtë rrotave të “Fuoristradës, vdes në spital

Lapsi.al 20 August 2022
Aksident i rëndë në Berat, i moshuari përfundon poshtë

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në Berat. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, në rrugën e re në lagjen “Çelepis”.

Një mjet, tip Fuoritradë Tuareg, ka goditur një të moshuar që qarkullonte përpara tij me biçikletë.

I moshuari është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Të këshilluara

303 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, dhe 303 të tjerë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë s...

14:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI