Flash

Zelensky: Bota është në prag të një katastrofe bërthamore

Lapsi.al 19 August 2022
Zelensky: Bota është në prag të një katastrofe

Bota është në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të pushtimit të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Sa kohë do t’i duhet komunitetit global për t’iu përgjigjur veprimeve të papërgjegjshme të Rusisë dhe shantazheve bërthamore?”, pyet ai në një postim në Twitter.

Zelensky foli edhe për situatën në termocentralin gjatë fjalimit të tij të natës drejtuar popullit ukrainas, shkruan BBC.

Ai tha se nuk ka asnjë pengesë objektive për të ndaluar inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të vizitojnë centralin – diçka që IAEA, një organ autonom brenda Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar.

Presidenti tha se ai diskutoi dje me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres se si misioni mund të arrinte shpejt dhe sigurt në uzinë përmes territorit ukrainas.

Të këshilluara

13 të vdekur në Europë nga moti i keq

Stuhi të fuqishme kanë përfshirë Europën qendrore dhe atë jugore, duke shkaktuar së paku 13 viktima, përfshirë edhe fëmijë. Vdekjet, të shkaktuara kryesisht nga...

09:07

Moti i keq godet Italinë, dy të vdekur

Vala e motit të keq që preku Italinë veriore dhe qendrore shkaktoi dy të vdekur në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të mëdha. Një grua dhe një burrë u goditën...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI