Flash

Shqipëria e 14-ta në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës

Lapsi.al 19 August 2022
Shqipëria e 14-ta në botë për çmimin më të

Në kulmin e rritjes së paprecedentë të çmimeve të naftës, pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare mori kontrollin për çmimet tavan të naftës nëpërmjet krijimit të një bordi të posaçëm.

Po javët e fundit vendimet e bordit po shkojnë në favor të kompanive të naftës më shumë se sa të qytetareve, pasi çmimet në bursa po bien, ndërkohë që në vendin tonë rriten.

“Global Price Indeks” e renditi Shqipërinë me çmimet më të larta të naftës në rang global së fundmi. Shqipëria u rendit e 14 -ta në botë për çmimin e një litër diezël duke lënë pas edhe edhe vend ete zhvilluara si, Singapori dhe Gjermania. Sipas Global Price Indeks një litër naftë në Shqipëri kushtoi me 1,95 euro me 18 gusht, për shkak se Bordi një ditë më parë mori vendim për rritjen e mëtejshme të çmimit në vend që ta ulte.

Në raportet e mëparshme të Global Price Shqipëria renditej në mesin e 20 vendeve me çmimin më të lartë të naftës në botë, por së fundmi po shkon drejt majës për çmimet më të larta pasi, ulja e çmimeve në bursa nuk po reflektohet me të njëjtën shpejti si në vendet e tjera.

Një fuçi naftë po tregtohet sot në bursa me 94 USD nga më shumë nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit.

Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, të cilin e importojnë kompanitë në Shqipëri ka zbritur në 900 dollarë/ton, nga 930 dollarë për ton që ishte një javë më parë.

Nga 12 marsi çmimet tavan me pakicë dhe shumicë që tregtohen në vend vendosen nga Bordi i Transparencës i krijuar nga qeveria, bazuar në një formulë që merrte në konsideratë çmimin e blerjes në bursa, taksat, kostot operative, marzhin e fitimit, kursin e këmbimit të dollarit (monedha me të cilën blihet nafta në bursa).

Historiku i këtyre pesë muajve e gjysmë që çmimet vendosen nga Bordi ka treguar se mekanizimi i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet dhe për të bërë transparencë, nuk ka arritur të kryejë asnjë nga këto funksione./ Monitor

Të këshilluara

31 raste me linë e majmunëve në Serbi

Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i parë në Serbi, deri më 17 gusht 2022, janë konfirmuar 31 raste me linë së majmunëve. Të gjithë personat...

14:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI