Flash

Putin thotë "OK": Inspektorët ndërkombëtarë do të vizitojnë çentralin bërthamor të Ukrainës

Lapsi.al 19 August 2022
Putin thotë "OK": Inspektorët ndërkombëtarë

Presidenti rus Putin dhe ai i Francës Macron kanë rënë dakord për nevojën e domosdoshme që termocentrali bërthamor Zaporizhzhia të vizitohet nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), thotë Kremlini.

Një diplomat rus ka konfirmuar gjithashtu se inspektorët ndërkombëtarë mund të lejohen të vizitojnë termocentralin Zaporizhzhia muajin e ardhshëm.

Thirrjet për lejimin e ekspertëve neutralë për të inspektuar uzinën janë intensifikuar javët e fundit, pasi Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar secila tjetrën për bombardimin e vendit.

Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, ku ka selinë IAEA, thotë: “Ne jemi duke diskutuar këtë çështje me Sekretariatin e IAEA. Pothuajse çdo ditë flas me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë, Rafael Grossi.”

Të këshilluara

13 të vdekur në Europë nga moti i keq

Stuhi të fuqishme kanë përfshirë Europën qendrore dhe atë jugore, duke shkaktuar së paku 13 viktima, përfshirë edhe fëmijë. Vdekjet, të shkaktuara kryesisht nga...

09:07

Moti i keq godet Italinë, dy të vdekur

Vala e motit të keq që preku Italinë veriore dhe qendrore shkaktoi dy të vdekur në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të mëdha. Një grua dhe një burrë u goditën...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI