Flash

Publikohen fotot e para nga vazhdimi i filmit 'Enola Holmes'

Lapsi.al 19 August 2022
Publikohen fotot e para nga vazhdimi i filmit 'Enola Holmes'

Së fundmi janë publikuar pamjet e para nga vazhdimi i  ardhshëm i Enola Holmes të vitit 2020, ku Millie Bobby Brown, 18 vjeçe, ripërsërit rolin e saj si detektivja adoleshente dhe motra më e vogël e Mycroft (Sam Claflin në filmin e parë) dhe Sherlock Holmes (Henry Cavill).

Përveç Brown dhe Cavill, 39 vjeç, Helena Bonham Carter po rikthehet në filmin e Netflix si nëna e treshes Eudoria dhe Louis Partridge do të riprodhojë rolin e tij si , Viscount Tewkesbury. Atyre do t'u bashkohen anëtarë të tjerë të kastit të ri, duke përfshirë Adeel Akhtar dhe Susan Wokoma, si dhe fytyra të reja si Sharon Duncan-Brewster dhe David Thewlis i Harry Potter.

"Tani një detektive me qira si vëllai i saj famëkeq, Enola Holmes merr përsipër çështjen e saj të parë zyrtare për të gjetur një vajzë të zhdukur, pasi shkëndijat e një komploti të rrezikshëm ndezin një mister që kërkon ndihmën e miqve   dhe vetë Sherlock-ut për ta zbuluar. ”, thuhet në një hyrje zyrtare për filmin.

Për sa i përket Enolës dhe Sherlock-ut, regjisori , Harry Bradbeer,u shpreh për PEOPLE se dyshja"do ta gjejnë veten duke punuar së bashku dhe do të bëhen kolegë.

"Ata do të zbulojnë se rastet e tyre janë të lidhura, dhe ky do të jetë një rast shumë më kompleks dhe sfidues për të dy. Dhe do të jetë një udhëtim emocional e në veçanti për Enolën,",shtoi ai.

Filmat bazohen në librat e Enola Holmes Mysteries, shkruar nga Nancy Springer. Pasi filmi i parë u shfaq premierë në shtator 2020, ai u bë shpejt një hit duke debutuar në vendin e dytë në listën më të shikuar të Netflix, sipas Forbes.

Enola Holmes 2  do të publikohet më 4 nëntor në Netflix./Lapsi.al

Enola Holmes 2. Millie Bobby Brown as Enola Holmes. Cr. Alex Bailey/Netflix © 2022

Enola Holmes 2. Millie Bobby Brown as Enola Holmes, Helena Bonham Carter as Eudoria Holmes. Cr. Alex Bailey/Netflix © 2022

Enola Holmes 2. Henry Cavill as Sherlock Holmes. Cr. Alex Bailey/Netflix © 2022

 

Të këshilluara

Zbulohet data e publikimit të 'Saw 10'

'Saw 10' është planifikuar të mbërrijë në kinema vjeshtën e ardhshme. Lionsgate dhe Twisted Pictures kanë zbuluar se filmi do të shfaqet më 27 tetor 2023, me...

14:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI