Flash

Hetimi i incineratorëve/ PD: 15 mln euro të fondit të emergjencave iu dhanë pa VKM Fierit

Lapsi.al 19 August 2022
Hetimi i incineratorëve/ PD: 15 mln euro të fondit të

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë për mediat në lidhje me incineratorin e Fierit. Kordinatorja për media dhe komunikim, Silvi Bardhi, thotë se 15 milionë euro të Fondit të Emergjencave iu dhanë pa VKM “Incineratorit të Fierit. Teksa i ka drejtuar disa pyetje qeverisë,  Bardhi thotë se 15 milion eurot u ndanë mes Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Ëngjëll Agaçit dhe sekserëve Klodian Zoto dhe Mërtirit.

Deklarata:

Vetëm me një foto, sot do të tregojmë disa aspekte skandaloze të aferës së Inceneratorit të Fierit. Siç mund të jeni në dijeni, kontrata për Inceneratorin e Fierit është firmosur nga Ministri i Mjedisit, ndonëse nuk kishte asnjë lek në buxhet dhe u përdor Fondi i Emergjencave i Kryeministrit. Nuk u nënshkrua as nga Kryeministri që dha paratë e as nga Bashkia që do të merrte shërbimin. Siç mund të jeni në dijeni, kjo kontratë nuk ka kaluar me VKM dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.

Përse kjo gjë? Do të çuditej shumëkush. Sepse kontrata ka thagma të tjera që do të shohim në javët në vijim. Sot do të merremi vetëm me një faqe të kontrates siguruese.

“Nonat e inceneratorëve” morën kontratë 30 milion euroshe me Ministrinë e Mjedisit më 24 Tetor 2016 dhe vetëm 2 javë më pas 10 Nëntor 2016, gjetën një italian që t’ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion, duke përlarë në këtë mënyrë plot 15 milion euro të parave publike. Nuk ka investuar asgjë, asnjë lopatë, por morën 15 milion euro para publike. Kanë lidhur një kontratë siguruese me një bankë duke mos lënë kolateral asnjë lek, asnjë investim, vetëm kontratën me Ministrinë e Mjedisit dhe tokën publike! Kjo nuk do të ishte e mundur pa Edi Ramën! 

Disa pyetje të thjeshta:

1.     Këta që nuk kishin asnjë investim, ishin kompania me eksperiencë që duhej t’u jepeshin 30 milion euro para publike?

2.     Përse u shkel ligji i autonomisë së pushtetit vendor?

3.     Nëse duhej incenerator në Fier, përse të mos e bënte Bashkia tenderin dhe kurseheshin 15 milion euro?

4.     Përse u ndërrua 3 herë vendi i Inceneratorit të Fierit dhe madje u zgjodh një vend tjetër nga ato 10 që propozoi Komisioni i ngritur nga Bashkia Fier?

5.     Kush i grabiti, apo më mirë mes kujt u ndanë 15 milionë euro para publike?

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI