Flash

Ekzekutimi mafioz në Vlorë u krye nga i njëjti grup që eleminoi tre persona në Fushë-Krujë

Lapsi.al 19 August 2022
Ekzekutimi mafioz në Vlorë u krye nga i njëjti grup që

Detaje të reja nga atentati i ditës së djeshme në Vlorë ku u vranë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Sipas burimeve nga policia, ka dyshime që grupi i cili ka kryer vrasjen e djeshme të jetë i njëjti i cili kreu dhe ekzekutimin në mbikalimin e Fushë-Krujës. Bëhet fjalë për vrasës me pagesë të mirëtrajnuar, të cilët veprojnë me të njëjtën mënyrë, ndjekin viktimat, pasi i afrohen paralel, hapin zjarr në lëvizje, dhe pasi makina e viktimave ndalon, atehërë vrasësit ulen nga automjeti i tyre dhe qëllojnë sërish për t’u siguruar që objektivi ka humbur jetën.

Pra këta lloj ekzekutoresh, qëndrojnë për rreth 2 minuta në vendngjarje, derisa përfundojnë misionin, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes për të djegur automjetitn. Grupi i vrasësve me pagesë, dyshohet të jenë nga një qytet i jugut.

Të këshilluara

31 raste me linë e majmunëve në Serbi

Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i parë në Serbi, deri më 17 gusht 2022, janë konfirmuar 31 raste me linë së majmunëve. Të gjithë personat...

14:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI